Sa të vështirë do ta kishte një tifoz i futbollit të bënte bashkë 11 më të mirët e historisë? Natyrisht, për shkak të listës së gjatë të yjeve dhe atyre që kanë bërë histori në futboll, kombinacionet e 11-teshes ideale, gjithnjë do të linin vend për keqardhje e dilema. Mirëpo franc futboll, revista e famshme franceze që ka ekskluzivitetin e dhënies prej dekadash të topit të artë, ka sfiduar çdo paragjykim duke publikuar formacionin më të mirë të mirë të historisë së futbollit botëror. 140 gazetarë nga e gjithë bota kanë zgjedhur më të mirin e cdo roli. Një 3-4-3 mitik, formacion kuptohet pa shumë ekuiliber duke qënë se shumica janë legjenda që të gjithë I mbajnë mend për aftësitë offensive dhe golat e shumtë.Në portë, ish legjenda e Bashkimit Sovjetik, topi I artë Lev Jashin.Në mbrojtje anësorii djathtë Brazilian Markos Kafu, dy herë kampion bote me selecaon dhe rekordmen I ndeshjeve me perfaqesuesen.Në qëndër të mbrojtjes Franc Bekenbauer, kaizeri I futbollit gjerman dhe jo vetëm, njeriu që drejtoi Gjermaninë në sukseset e kupës së botës dhe kampionatit europian si lojtar dhe trajner. Në të majtë Paolo Maldini, I pakrahasueshëm me asnjë në rolin e tij. Një model suksesi, legjende e Milanit, dhe një ndër fituesit më të mëdhenj sidomos ne nivel klubesh.Në mesfushë artisti spanjoll Cavi Hernandez, arkitekt I Barcelones dhe Spanjës në suksese historike në dy dekadat e fundit. Përkrah tij, kapiteni I madh gjerman LOtar Matues, modeli perfekt lojtarit-trajner që cdo kush do donta ta kishte në ekip. Në krahët e mesfushës, ndonëse ha shumë diskutime pozicioni I tyre Pele, dhe Maradona..për të cilën nuk ia vlen të thuash asgjë..përvecse konkluzioni..dy më të mirët e historisë.Në sulmin me tre janë Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy mbreteret e dy dekadave të fundit dhe në majë, fenomeni…vetëm një mund të konsiderohet I tillë, Luiz Nazario Da Lima Ronaldo… Ju do të thoni, ku janë Krojf ai që revolucionarizoi futbollin, gjeniu Zidane, I kompletuari Platini, artisti Baxho, gjenerali Barezi, holandezi fluturues Van Basten, makineria e golave Gerd Myler, apo edhe Garrincha, Zico, Garrinxha, Pirlo, Iniesta, Ronaldinjo etj..Keni të drejte, cdokush nga të siperpërmendurit mund të ishte..por Franc Futbolli zgjodhi vetëm 11.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *