Brazili është favorit i këtij botërori. Ky është parashikimi I Diego Armando Maradonës pas eleminimit të një sërë skuadrash të mëdha duke përfshirë këtu Argjentinen e tij apo edhe Gjermaninë, Spanjën dhe Portugaline.

 

“El Pibe D’oro” tha në një analize për televizionin venezuelian Telesur se ishte defryer nga ndeshja Brazil-Meksike.

 

“Pashe një selecao teper solidë dhe të aftë për ti shkuar deri në fund këtij botërori. Më pëlqen shumë Tite si trajner sepse di të vendosë skuadrën mirë në fushë. Sulmuesit Brazilian dhe 4 mbrojtësit janë një forcë e madhe për këtë ekip, dinë të mbajnë topin dhe të sulmojnë të gjithë bashkë”

 

Maradona në këtë botëror është bërë shpesh herë objekt I mediave në lidhje me festimet dhe vuajtjet ne tribuna kur luante Argjentina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *