E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Maqedonia – Serbisë: Votojmë si shumica për Kosovën në Unesco

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i është përgjigjur Beogradit zyrtar lidhur me tërheqjen e trupit diplomatik serb,dy ditë më parë.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në Facebook, Zaev thekson se Maqedonia është e vendosur në ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Serbinë, por edhe me vendet e tjera të rajonit.

 

“Ekzekutivi maqedonas mbetet i përkushtuar me forcë ndaj zgjidhjes, e jo krijimit të problemeve. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme, që rajoni të ecë me vendosmëri përpara.”

 

Qeveria e Maqedonisë në një reagim të sajin mëngjesin e kësaj të marte, u shpreh se synon të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet fqinje të saj, por paralajmëron se vota për Kosovën në Unesko, i cili sipas Beogradit është arsyeja e tërheqjes së trupit diplomatik, do të diktohet nga qëndrimi i shumicës së vendeve anëtare të BE-së.

 

Ndërkohe, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ritheksoi se vendimi për tërheqjen e gjithë personelit diplomatik, është një mesazh për Shkupin, se Beogradi është në dijeni të të gjitha marrëveshjeve të Maqedonisë.

 

 

Më shumë video

Reklamë