Subscribe

 

Ministria e Jashtme është e shqetësuar se deklaratat me sfond etnik dhe gjuha nacionaliste mund te çoje ne nje krize ndëretnike ne Maqedoni. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme Ferit Hoxha, gjate raportimit ne Komisionin Parlamentar ka sqaruar zhvillimet ne shtetin fqinj, duke ngritur dhe alarmin per tensionet e krijuara ditët e fundit.

 

“Situata vazhdon te jete e tensionuar e me potencial përkeqësimi. Situata rrezikon te shkoje ne krize etnike, ky është meraku ynë.”

 

Hoxha iu është përgjigjur dhe akuzave per nje platforme te Tiranës, duke vene ne dukje se ato u artikuluan vetëm, pasi VMRO dështoi te arrinte nje marrëveshje me shqiptaret.

 

“Nuk ka pasur platforme te hartuar nga Tirana, duke shpjeguar se do ishte fyese për aktoret te vinin ato elemente qe janë pjese e debatit publik ne Maqedoni qe prej 2001.”

 

Ministria e Jashtme shqiptare mbështet mesazhet e BE ne raport me Maqedoninë.

 

“Tonet nacionaliste dhe akuzat ndaj komunitetit shqiptar, organizimi i protestave, janë nje kompleks qe janë shqetësuese dhe ne kemi bere thirrje te ndalohen. Shqipëria mbetet e angazhuar per te forcuar bashkëpunimin me Maqedoninë, iu takon aktoreve ne vend per te gjetur zgjidhjen e problemeve, asnjë model qe neperkemb Shqipërinë nuk mund te rezultojë e suskesshme. “

 

Tirana zyrtare shpreson qe mbledhja e parlamentit te jete e suksesshme, te çoje ne zgjedhjen e kryetarit te parlamentit dhe te shërbeje si baze per te marre vendimet e duhura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *