E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedonia në NATO, fillojnë bisedimet para-aderuese

Ilustrim · Vizion Plus

Maqedonia fillon bisedimet para-aderuese për anëtarësimin në NATO, ku pritet që delegacioni i Aleancës Veri-atlantike të njoftohet nga afër me gatishmërinë e Qeverisë për anëtarësim.

 

Në Shkup arriti një delegacion i NATO-s, i udhëhequr nga drejtori për çështje evropiane dhe globale, James McKee, i cili me institucionet e Maqedonisë do të bisedojë për çështje politike, të sigurisë, të mbrojtjes dhe financiare, në kuadër të negociatave për anëtarësim.

 

Në konferencën e përbashkët për media me koordinatorin kombëtar të Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, Stevo Pendarovski, McKee shfaqi shpresën se Maqedonia, përafërsisht për një vit e gjysmë, do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

 

Dyert e Maqedonisë në NATO ia ka hapur arritja e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

 

Megjithatë, anëtarësimi i Maqedonisë në këtë mekanizëm kushtëzohet me zbatimin e plotë të Marrëveshjes me Greqinë, me të cilën emri i saj ndryshon në Maqedonia e Veriut.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh