Maqedonia me port në Durrës? Zaev: Kryeministri Rama ma premtoi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në fjalën e tij para anëtarëve të Dhomës Ekonomike në Shkup deklaroi se kryeministri Rama i ka premtuar që Maqedonisë t’i jepet një port në Durrës që do të shfrytëzohet nga kompanitë e Maqedonisë për shkëmbime tregtare.
“Ja për shembull me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”.
Reklamë
Ndër të tjera në këtë takim Zaev foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro atlantike.




