Subscribe

Afati ligjor per dorëzimin e listave te kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 5 qershorit ne Maqedoni u mbyll, por e vetmja force politike qe i dorëzoi ato ne Komisionin Shtetëror te Zgjedhjeve, ishte partia e ish-kryeministrit Gruevski, VMRO-DMPNE. Tre partitë e tjera më të mëdha LSDM dhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH, nuk dorëzuan lista. Ne nje reagim, partia e Zoran Zaev theksoi se me pjesëmarrjen ne zgjedhje, Gruevski ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë gjithçka, vetëm për të ruajtur vendimin e Presidentit për falje, në listën e të cilit ndodhet edhe emri i tij.
Kjo e ka ndërlikuar edhe me tej situatën, ndërsa ekspertet thonë se zgjedhjet do te shtyhen, pavarësisht nëse KSHZ vendos qe ato te mbahen. Qe zgjedhjet te cilësohen te vlefshme, pjesëmarrja duhet te jete 40 perqind, shifër qe nuk pritet te arrihet. Ndërkombëtaret siç e kane përsëritur, nuk do te pranonin një proces te bojkotuar nga partitë kryesore. Ne kete situate te paqarte sot Shkupin e viziton diplomati gjerman Johanes Heindl, për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e ngërçit mes forcave politike. I dërguari special, ambasador në Vjenë, takohet me përfaqësues të katër partive politike dhe me diplomatet e SHBA dhe BE. Ndërkohe, ne Shkup dhe qytete te tjera vijuan protestat per anulimin e vendimit te presidentit Ivanov per faljen e zyrtareve nen hetim nga Prokuroria Speciale per Krime te Renda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *