Maqedonia e Veriut zyrtarisht në NATO

Ligjvënësit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut miratuan me 114 vota pro dhe asnjë kundër Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Gjatë fjalës së tij presidenti Stevo Pendarovski, tha se të qenit pjesë e aleancës ushtarake është privilegj, por edhe obligim.
STEVO PENDAROVSKIReklamë
PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT
“Me ratifikimin e këtij protokolli përfundon edhe faza e fundit për anëtarësim në NATO. Ndër vite kaluam shumë kriza politike, por anëtarësimi në NATO mbeti një ndër prioritetet më të rëndësishme.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski përshëndeti miratimin e protokollit duke thënë se NATO siguron garanci për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
OLIVER SPASOVKI
KRYEMINISTER TEKNIK
“NATO siguron garanci për ne dhe brezat e rinj. Anëtarësimi në NATO ishte synimi ynë. Kur të gjithë thonin se nuk ka zgjidhje, ne ndërmorëm hapa konkret drejtë kësaj rruge. Deputetët e në këtë kuvend morën vendime të rënda, por thelbësore për të ardhmen tonë drejt rrugës euro-atlantike”
Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se ky është një moment historik për të gjithë qytetarët.
ALI AHMETI
KRYETAR I BDI
“Shteti jonë po bëhet i rëndësishëm, i njëjtë sikur vendet e tjera anëtare të NATO-s. Vendi jonë një vend i vogël, tani po bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Ne asnjëherë nuk kishim dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”
Pas ratifikimit të protokollit në Kuvend, në një ceremony solemne kryetar i Kuvendit Talat Xhaferri, ngriti zyrtarisht flamurin e NATO-s.
Deputetët e VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në këtë ditë të rëndësishme të vendit për shkak të refuzimit të emrit të ri të vendit sipas Marrëveshjes së Prespës.



