Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, Maqedonia e Veriut po përgatitet të votojë sërish këtë të shtunë, më 19 tetor, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 80 komunat e vendit dhe në kryeqytetin Shkup.
Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë.
Sipas sondazheve, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë kryesisht i parashikueshëm, ndërsa votimi në komunat shqiptare shihet si vendimtar për ekuilibrin politik në vend.
Sipas sondazhit të fundit të IPIS ajo që kryeson është VMRO-DPMNE me 26.7%, më pas vjen LSDM me 11.1% , forcë e tretë është BDI DHE Aleanca Kombëtare për Integrim: 9.9% dhe ne fund fundit Koalicioni VLEN me 7.5%.
Ndërkohë, LSDM po përballet me një krizë të brendshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna .
Në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është veçanërisht e ashpër mes dy blloqeve. BDI-së dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI)
dhe VLEN-it, që është aktualisht partner në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE.
BDI, që humbi pushtetin pas më shumë se 20 vitesh qeverisjeje, kërkon te rifitojë terrenin politik dhe legjitimitetin si përfaqësuesi kryesor i shqiptarëve.





