E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Maqedonia e Veriut voton sot për presidentin e ri!

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje të drejtë vote kanë mbi 1milione e 800 mijë votues.

Prej ores 7 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit ku qytetaret do të zgjedhin presidentin e ri.

Në garë për pasardhësin e Gjorge Ivanovit janë tre kandidatë; Stevo Pendarovski, nga Lidhja Social Demokrate, I mbeshtetur nga 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit; Gordana Silajnovska-Davkova, kandidate e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Kandidatët kryesisht janë përqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës, integrimin evropian, raportet ndëretnike, gjyqësorin, ekonominë si dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Zgjedhjet presidenciale shihen si test për qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut”.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë vetem, nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave nga lista votuese, apo rreth 900 mijë, por deri më tani asnjë president nuk është zgjedhur qe ne raundin e pare.

Në balotazh më 5 maj do të kalojnë dy garuesit me numrin më të madh të votave.

Zgjedhjet po mbikëqyren nga një numër i madh i vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video