Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane për Ukrainën

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në flakë (VIDEO)

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë...

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga Turqia, kush...

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në...

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols...

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Maqedonia e Veriut voton për qeverinë e re

15 Korrik 08:19

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit.

Këto janë zgjedhjet e dhjeta parlamentare dhe te para ne kushte te pandemise me protokolle te veçanta shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen COVID-19.

Të drejtë vote kanë 1.814,263 shtetas të cilët do të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit Republikan, apo nga 20 në çdonjërin nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 21:00, apo dy orë më shumë se në ciklet e kaluara zgjedhore për shkak të vlerësimit se procesi mund të jetë i ngadaltë andaj edhe është zgjatur për t’i mundësuar qytetarëve realizimin e të drejtës së zgjedhjes.

Votuesit në pikat e votimit nuk lejohen të futen pa maska dhe dezinfektim të duarve, ndërsa me maska janë edhe anëtarët e këshillave votues.

“I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të jenë të sigurt se të gjitha kushtet janë krijuar për votim të sigurt, para se gjithash për shëndetin e tyre dhe atë tjerëve që janë të kyçur në organizimin e këtij procesi zgjedhor. Duhet vetëm se të respektohen procedurat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore dhe gjithçka do të jetë në rregull”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Në garë për të fituar ulëse në përbërjen e re parlamentare janë 1,578 kandidatë të 15 partive politike dhe koalicioneve, por beteja kryesore zhvillohet mes dy partive maqedonase, LSDM-së së ish kryeministrit, Zoran Zaev dhe partisë më të madhe opozitare VMRO DPMNE që drejtohet nga Hristijan Mickovski si dhe dy partive shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe koalicioni Aleanca-Alternativa që drejtohet nga Zijadin Sela.

Në këto zgjedhje për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991, u krijua një koalicion parazgjedhor midis njw partie maqedonase dhe njw partie nga blloku shqiptar. LSDM dhe Lëvizja Besa garojnë së bashku në këto zgjedhje.

Fushata zgjedhore u shënua nga premtimet ekonomike për paga dhe pensione më të larta, projekte të infrastrukturës si dhe mesazhe nacionaliste dhe lëshim pothuajse të përditshëm të regjistrimeve të paligjshme audio dhe video, në të cilat aktorët politikë dyshoheshin se ishin kapur në biseda të dyshimta për krim dhe korrupsion. Akuzat janë zhvilluar kryesisht mes VMRO-së dhe LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje doli me idenë e një kryeministri të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut ndërsa opozita shqiptare me moton “Tash është koha për ndryshim”.

Procesin zgjedhor po mbikëqyret nga 2,508 vëzhgues vendor dhe 98 të huaj. Për zgjedhjet, përveç gazetarëve të akredituar vendor, po raportojnë edhe 55 media ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka angazhuar rreth 6 mijë forca policore për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas Kodit Penal, çdo keqpërdorim apo manipulim i procesit zgjedhor, si blerja e votave, presioni ndaj votuesve, votimi familjar dhe fotografimi i votës, paraqesin vepra penale dhe dënohen nga 3,5 dhe deri në 15 vite burg.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 prill, por ato u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendi është drejtuar nga një qeveri teknike, pjesë e së cilës ka qenë edhe opozita maqedonase.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ishin paralajmëruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, që në dhjetor të vitit 2019 pasi ky vend arriti të marrë datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, pavarësisht zbatimit të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut./ REL

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Maqedonia e Veriut votime

Nga e njëjta kategori

Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon, por do të jetë gjithmonë e lirë

më shumë...

Punimet për autostradën, ARRSH njoftim të rëndësishëm: Devijohet trafiku në aksin Tiranë-Durrës më 14 dhe 15 gusht

më shumë...

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë zjarri me silenciator (EMRAT)

më shumë...

Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë, inspektojnë masat e marra gjatë sezonit: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:14

“Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën...

1:06

Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën:...

12:49

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane...

12:35

Fluks i lartë lëvizjesh në Korçë, policia...

12:22

Zjarret rrethuan Tiranën gjatë natës, përmirësohet situata...

12:10

Punimet për autostradën, ARRSH njoftim të rëndësishëm:...

11:41

Arrestohet një person në Merdar, i dyshuar...

11:22

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në...

10:56

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona,...

10:50

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga...

10:39

Riaktivizohen zjarret në Priskë

10:33

Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë, inspektojnë...

10:33

Situatë kritike në Lurë, zjarri i afrohet...

10:16

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë...

9:53

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland,...

9:43

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra...

9:36

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe...

9:27

Policia Rrugore e Gjirokastrës intensifikon kontrollet me...

9:27

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër...

8:42

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv,...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.