Në Maqedoninë e Veriut këtë të shtunë votojnë për zgjedhjet presidenciale të burgosurit, të sëmurët dhe diaspora.

 

Sipas KSHZ-së deri më tani procesi është zhvilluar pa probleme, dhe të gjithë vendvotimet janë hapur, deri në orën 19:00.

 

“Përveç se në SHBA për shkak të dallimit në kohë, të gjitha vendvotimet në ambasadat e Maqedonisë së Veriut janë hapur me kohë dhe votimi po zhvillohet pa ndërprerje”.

 

Ndërkohë të drejtën e votës këtë të shtunë po e ushtrojnë 1.640 persona në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe persona të cilët janë në paraburgim, shtatë të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

 

Personat e shpërngulur votojnë në qendrat për pranim ku janë vendosur, të sëmurët në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në arrest shtëpiak në vendin ku e kryejnë masën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *