E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Maqedonia e Veriut, të dielën zgjidhet presidenti

Qytetaret e Maqedonisë së Veriut do te zgjedhin te dielën presidentin e ri.

Në raundin e dytë të presidencialeve votuesit zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, të cilët në raundin e pare siguruan shumicën.

Kandidatet shfrytëzuan edhe orët e fundit te se premtes për t’i bindur qytetaret.

 

Reklamë

Sipas kandidatit të propozuar nga koalicioni qeverisës Stevo Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë aderim i sigurt në Bashkimin Europian, vazhdim i reformave.

 

Rivalja e tij nga radhët e partisë opozitare Vmro Dpmne Gordana Siljanovska- ka prioritet sundimin e ligjit.

 

Ndërkohë kandidati shqiptar i cili garoi në raundin e pare Blerim Reka, shprehu falënderim për 80.000 votuesit që e mbështeten.

 

Votat e shqiptareve janë vendimtare per te zgjedhur kreun e ri te shtetit ndaj edhe kandidatet kane kërkuar vazhdimisht mbështetjen e tyre.

 

President do të zgjidhet kandidati i cili ka marrë shumicë votash, nëse në kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve, pra nevojitet mbështetja e rreth 723 mijë qytetareve. Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk e merr numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore.

 

Sipas Kushtetues, në rast të mos arritjes së pragut të nevojshëm do të duhet të shpallen zgjedhje të reja brenda 40 ditëve. Presidenti i cili do të zgjidhet të dielën do të jete i pestë i Maqedonisë së Veriut.

Më shumë video

Reklamë