Ne oren 24:00, Maqedonia e Veriut do te hape kufirin per levizjen e zakonshme te udhetareve nepermjet te gjitha pikave kufitare te juglindjes se vendit.
Burime te siguruara bejne te ditur se diten e sotme, nga ana e drejtorise qendrore te doganave maqedonase ka pasur nje takim me homologet shqipetare ne piken kufitare te Qafe Thanes.
Ne kete takim eshte diskutuar rreth funksionimit te sistemit doganor dhe masat e marra nga te dyja palet.
E njejta gje mesohet te kete ndodhur diten e sotme edhe me dy policite kufitare.
Ndersa ajo cfare eshte me e rendesishme thane burimet, levizja e lire e shtetasve do te kryhet pa masat shternguese te COVID-19, madje nuk do te kete as matje te temperaturave per udhetaret.
Nga ana tjeter, personeli ne te dy anet e kufirit eshte pergatitur me te gjitha masat e duhura mbrojtese.
Gjithnje sipas te njejtave burimeve parashikohet fluks ne diten e pare te rihapjes ndaj dhe per te shmangur radhet do te punohet me kapacitet maksimal te sporteleve.