Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 6 viktima dhe 182 raste të reja të konfirmuara pozitive me koronavirus. Viktima janë 2 nga Tetova , 2 nga Shkupi dhe 2 nga Kumanova.

Qytetet me shifrat më të larta të të prekurve janë identifikuar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se deri më tani kanë humbur jetën në total 216 persona, ndërsa 4,664 janë infektuar.

Aktualisht janë 2,612 raste aktive me virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *