E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Maqedonia e Veriut me shifra të tmerrshme, sot pesë të vdekur dhe 175 raste të reja

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe pesë viktima të reja me koronavirusin e ri, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Viktimat janë: tre nga Shkupi, të moshës 59, 60 dhe 64-vjeçare dhe dy tjerë të moshës 72-vjeçare nga Gostivari dhe Prilepi.

Reklamë

Numri i përgjithshëm i viktimave, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në 169 dhe shumica prej tyre, apo 46 janë nga Shkupi.

Gjendja shëndetësore e të prekurve është thënë të jetë stabile.

Reklamë

Aktualisht, rreth 80 persona janë të shtrirë në spital ndërsa të tjerë janë me pasqyrë të qëndrueshme shëndetësore.

Gjatë ditës së enjte, edhe numri i të infektuarve ka dalë më i lartë sesa ditët e kaluara.

Nga 971 teste, me koronavirus janë regjistruar 175 persona, prej tyre 131 në Shkup, 24 në Kumanovë ndërsa në tetë qytete tjera numri i të infektuarve është më i ulët se dhjetë.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të infektuar është më i lartë sesa i të shëruarve.

Që nga paraqitja e virusit, në Maqedoninë e Veriut janë testuar 40,004 persona dhe prej tyre 3,538 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë