Subscribe

Koalicioni qeverisës ka arritur tashmë marrëveshjen për zgjedhjen e një kandidati konsensual për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 21 prill.

 

“Partnerët e koalicionit do të ketë një kandidat të përbashkët presidencial në zgjedhjet e prillit”, njoftoi Ali Ahmeti me anë të një postimi Facebook pas arritjes së marrëveshjes.

 

“Biseduam për disa emra dhe në ditët në vijim do të vendosim për një prej tyre. Do të marrim një vendim të premten”, tha ai për mediat.

 

E ndërsa kandidati për president do të bëhet i ditur nesër, në lojë janë disa emra që qarkullojnë në mediat e vendit fqinj. Ata janë ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

 

Mandati i presidentit aktual George Ivanov mbaron më 12 maj.

 

Edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, mbështet kandidatin e përbashkët për president.

 

Ndërsa partitë shqiptarë në opozitë kanë vendosur të mos e mbështesin koalicionin qeverisës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Zoran Zaev pak javë më parë. Bilall Kasami i Besës e Zijadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, janë ende në bisedime për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *