E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kronikë

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë

Pas kater muajsh, Maqedonia e Veriut hap kufirin tokesor me Shqiperine. Nga ora 24:00 e dites se sotme tre pikat e kalimit kufitar me Maqedonine e Veriut ne juglindje te vendit kane filluar funksionimin normal.

Në qafë thanë lëvizjet e qytetarëve në të dyja anët e kufirit kanë qenë të pakëta.Të vetmit udhëtarë, që kanë lëvizur drejt vendit fqinj dhe anasjelltas kanë qenë atë nga zona e Pogradecit dhe Librazhdit.  

Ata thanë gjithashtu se në ndryshim nga pala shqiptare, në atë maqedonase mungonin masat e sigurisë anti-Covid.

Sipas autoriteteve doganore, në ditët në vijim fluksi i lëvizjeve pritet të shtohet.  

Më shumë video

Reklamë