Maqedonia e Veriut hap kufijtë, por vendos disa kushte

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski lajmëroi në faqen e tij në facebook vendimin e fundit të qeverisë për hapjen e kufijve por me kufizime.
Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut gjithsesi është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, që duhet të jetë kryer në 72 orët e fundit. Po ashtu mbetet në fuqi edhe masa “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.
Autoritetet e këtij vendi bënë të ditur se të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në vende karantinë të organizuata nga shteti.
Përjashtimi i vetëm nga këto masa kufizuese bëjnë vetëm turistet që kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriu e që duhet të mos qëndrojnë më shumë se 5 orë në vend.




