Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Maqedonia e Veriut fillon regjistrimin e popullsisë në diasporë

1 Mars 21:45

Maqedonia e Veriut ka filluar të hënën regjistrimin e popullsisë në diasporë. Procesi po bëhet online. Ndërkohë, regjistrimi brenda vendit do të fillojë nga 1 prilli. Vendi nuk ka mbajtur censusin që nga viti 2002, ndërsa procesi i këtillë zakonisht merr dimensione politike.

Pas 19 vjetësh në Maqedononë e Veriut do të bëhet regjistrimi i popullsisë, një proces që këtu më shumë se statistikor shikohet si politik dhe kjo për shkak të mosdurimit të herë-pas-hershëm midis dy komuniteteve më të mëdha të nxitur nga partitë politike. Por, dhe për shkak të përcaktimeve kushtetuese që një komuniteti me më tepër se njëzet përqind t’i jepen më shumë të drejta në aspektin e përdorimit të gjuhës amtare, arsimit dhe përfaqësimit.

Sot regjistrimi ka filluar online vetëm për diasporën, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore jashta dhe disa kategori brenda vendit, si të burgosurit e të pastrehët. Kjo do të zgjasë deri më 15 mars, ndërkohë, kategoria e atyre të cilët ndodhen jashtë për studime apo për arsye personale më gjatë se 12 muaj, do të mund të regjistrohen nga data 1 deri më 21 prill. Edhe regjistrimi derë më derë brenda vendit do të mbahet nga 1 deri më 21 prill.

Enti i Statistikave ka përgatitur një aplikacion për regjistrimin online të diasporës. Drejtori i Entit, Apostol Simovski thotë se aplikacioni është funksional, nuk ka pengesa dhe se mund të regjistrohen të gjithë shtetasit jashta vendit.

Procesit i kanë paraprirë debate ose kritika të shumta, sidomos nga opozita maqedonase në krye me VMRO-DPMNE-në, e cila ka nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për shfuqizimin e ligjit të ri të censusit, rrjedhimisht dhe bllokimin e procesit. Partia, e cila vlerëson se “pushteti ka një marëveshje për nxjerrjen e shifrave”, megjithatë nuk u bën thirrje mbështetësve të saj për bojkotim. Ata të cilët e bojkotojnë censusin gjobiten me 300 euro. VMRO-ja kërkonte shtyrjen e procesit për një vit për shkak të pandemisë.

Ndërkaq, opozita shqiptare, përkatësisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bëjnë vërejtje lidhur me statusin si banorë jorezidentë për të gjithë mërgimtarët të cilët mund të mos jenë kthyer në vendlindje brenda 12 muajve, por ata dërgojnë remitanca dhe paguajnë taksa në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet thonë se ligji dhe procesi janë sipas udhëzimeve të Agjencisë Eurostat të Bashkimit Evropian.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, shqiptarët përbënin 25,16 përqind të popullsisë; maqedonasit rreth 64 dhe komunitetet tjera përbënin përqindjen e mbetur.

Enti Shtetëror i Statistikave jep të dhëna për rënien e natalitetit në vend, ndërsa vitin e fundit, sigurisht për shkak të pandemisë së koronavirusit është sngritur shkalla e vdekshmërisë.

Vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, nga Maqedonia e Veriut janë larguar mbi 400 mijë shtetas në kërkim të një jete më të mirë në Evropën Perëndimore.

Sipas pritjeve të ekspertëve, numri i banorove rezidentë nuk do të kalojë 1 milion e 600 mijë./ VOA

Posted Under:
Bota Rajoni
Tagged:
Diaspore Maqedonia regjistrimi i popullsise

Nga e njëjta kategori

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

më shumë...

Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jonë mbetet i pandryshuar, respektojmë integritetin territorial të Serbisë

më shumë...

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I dha shumë të majme të dashurës së tij që punonte në UEFA

më shumë...

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:08

Vijojnë zjarret në Mallakastër, riaktivizohet vatra në...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

8:31

“Financat kërkojnë planifikim”, parashikimi i yjeve për...

8:17

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe temperatura të...

8:02

Flakët shkrumbojnë Malin e Krujës, operacioni nuk...

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.