E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Maqedonia e Veriut: 148 persona të infektuar me koronavirus

Ka arritur në 148 numri i personave të prekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19.

Shkupi mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve, gjithsej 88. Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një është shëruar.

Prej të martës në mesnatë, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi kufizime të reja të lëvizjes së qytetarëve: ora policore do të zgjasë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa për të moshuarit mbi 67 vjeç kufizimi nis nga ora 11:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Reklamë

Kufizime janë vendosur edhe për të rinjtë deri në 18 vjeç, të cilët nuk lejohen të lëvizin nga ora 21:00 deri në orën 12:00.

Numri i qytetarëve në vetizolim në këtë vend ka arritur në afër 10,000 apo 2,000 më shumë krahasuar me një ditë më parë./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë