Për më shumë se 330 mijë pensionistë ne Maqedonine e Veriut, pensioni i muajit mars do të jetë 1.000 denarë me i larte,  ne baze te ndihmes financiare direkte te miratuar nga qeveria per tre muajt ne vazhdim.

Këto, siç thonë nga Qeveria, janë 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, të cilët pasohen me rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani sipas korrigjimit prej 2,9 për qind në janar të këtij viti kur pensionistët kanë pasur rritje prej së paku 460 denarë.

 

“Me këtë harmonizim, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri për rritje të vazhdueshme të pensioneve, i cili do të aplikohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit do të kenë rritje totale vjetore në vitin 2022 prej mbi 10.000 denarë. që është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë./ALSAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *