Subscribe

 

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka afat deri në 19 maj që t’i japë liderit socialdemokrat Zaev mandatin për formimin e qeverisë, por kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë se edhe nëse ai refuzon ta bëjë një gjë të tillë, parlamenti do ta zgjedhë kabinetin e ri.

 

“Mosdhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për zgjedhje të qeverisë. Për praktikën parlamentare nuk do të ishte mirë që kreu i shtetit të mos përmbushë obligimin e tij për shkak se do të bënte praktikë të keqe parlamentare në të ardhmen.”

 

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu, Xhaferri thotë gjithashtu se askush nuk duhet të frikësohet nga fakti që në krye të parlamentit është një shqiptar dhe se mbajtja e seancave në gjuhën shqipe nuk e cenon sovranitetin e vendit.

 

“Nuk është problem që në momente të caktuara të përdor të dy gjuhët zyrtare në Maqedoni. Kjo nuk cenon në asnjë mënyrë statusin në kontekst të asaj çka është sovraniteti dhe integriteti i Maqedonisë, në kuptimin e përcaktimit kushtetues.”

 

Kreu i shtetit deri tani nuk ka lëvizur nga qëndrimi për të mos ia dhënë mandatin Zaev, nëse ai nuk jep garancitë për ruajtjen e karakterit unitar te shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *