Maqedoni, vritet me atentat kreu i komunës Bogovinë
Vritet me arme zjarri kryetari i komunës se Bogovines ne Maqedoni, Hazbi Idrizi. I zgjedhuri vendor nga radhët e Bashkimit Demokratik per Integrim është qëlluar ne nje lokal pas nje zënke per motive te dobëta nga një bashkëqytetar i identifikuar si Qani Abazi.
Sipas burimeve policore, te cituara nga mediat shqiptare ne Maqedoni, Idrizi është qëlluar me gjashte plumba dhe ka ndërruar jetën, pasi është transportuar me urgjence ne spitalin e Tetovës. Autori ka tentuar te kryeje vetëvrasje, duke qëlluar me pas veten me nje plumb dhe pasi është transportuar me urgjence ne spitalin e Shkupit, ka ndërruar jete aty pak ore pas ngjarjes.
Mësohet se ai ishte nje ish-punonjës i komunës dhe raportohet se ka patur edhe me pare zënka verbale me kreun e komunës, te cilit i kërkonte nje vend pune. Nuk ka me shume te dhëna per ngjarjen, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet. Idrizi ishte i vlerësuar dhe i mbështetur nga komuniteti, qe pas zgjedhjes se pare ne krye te komunës ne vitin 2009 e kishte rizgjedhur ne vitin 2013.




