Subscribe

Me 95 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar qeverinë e tranzicionit qe do ta udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme te 11 dhjetorit, ne baze te marrëveshjes politike te arritur te se fundmi nga liderët e kater partive me te medha. Në bazë të marrëveshjes politike posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale kalon në duart e opozitës maqedonase, LSDM-se, e cila do te përfaqësohet ne nivel zv/ministrash te financat, administrate publike dhe informacioni, si edhe bujqësia. Kryeministri i qeverise teknike, Emil Dimitriv, ka premtuar para deputeteve se do te angazhohet maksimalisht per sigurimin e kushteve per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës, deklaruan se prania e tyre ne qeveria do te jete nje garanci per mosdhunimin e vullnetit te zgjedhësve. Ministrat e LSDM-se ne Kabinet jane te njejte me at ate qeverise se mëparshme, Oliver Spasovski ne krye te rendit dhe Frosina Remenski si Ministër i Punës dhe Politikave Sociale. Liderët e partive politike kryesore në Maqedoni më 31 gusht rane dakord per formimin e qeverise teknike 100 dite përpara mbajtjes se zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *