Pas diskutimeve që zgjatën disa ditë, përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Maqedoni vendosën qe kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE. Ngritja e Komisionit do t’i hapte rrugë vijimit të seancës konstituive të kuvendit dhe zgjedhjes së kreu të këtij institucioni. Palët ranë dakord që ditën e hënë të mblidhet kuvendi për të votuar përbërjen e Komisionit. Sekretari i përgjithshëm i LSDM, spasovski tha se kërkesa e VMRO për të marrë kreun e Komisionit u pranua me synimin që të zhbllokohen proceset në Maqedoni. Por analistët nuk besojnë se ish-kryeministri Gruevski, do të lejojë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *