E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Maqedoni, VMRO kërkon largimin e Zaevit

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni VMRO-DPMNE ka protestuar kundër qeverisë së Zoran Zaev. Hristjan Mickoski njoftoi se protestat do të vazhdojnë çdo të mërkurë para qeverisë, deri në largimin e kryeministrit Zoran Zaev.

 

 “Në një vit e gjysmë po e shkatërroni Maqedoninë përmes poshtërimeve dhe pazareve me interesat kombëtare. Ne do të protestojmë me të gjithë qytetarët pa dallim kombi dhe besimi. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do t’ju mposhtim dhe do t’ju tregojmë se vendi juaj nuk është në qeveri. Nuk do të largohemi nga këtu derisa ta shohim largimin tuaj.”

 

Reklamë

Lideri i opozitës maqedonase u tha tubuesve te grumbulluar përpara qeverisë se hapi i parë i fitores kundër pushtetit, është fitorja e VMRO-DMPNE-së, në zgjedhjet presidenciale.

 

Opozita ndërkohë është përçarë për shkak të votimit të ndryshimeve kushtetuese nga 8 deputetë të saj. Ndërsa ish kryeministër i Maqedonisë për 1 dekadë, Nikolla Gruevski, ka kërkuar azil politik në Hungari. VMRO-ja ka akuzuar vazhdimisht qeverinë e Zoran Zaev se ka zhytur vendin ne krize kombëtare për shkak të përndjekjeve qe i cilëson per qëllime politike.

Më shumë video

Reklamë