E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Maqedoni, VMRO i jep fund bojkotit

Partia opozitare më e madhe në Maqedoni, VMRO-DPMNE, ka vendosur të kthehet në parlament. Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv dhe qendror të partisë mbrëmjen e së dielës udhëheqësi i saj Hristjan Mickovski, tha para mediave se deputetët do te rikthehen për të luftuar kundër çdo mase të dëmshme.

 

Duke e cilësuar qeverinë si dështimin më të madh që nga pavarësia e vendit, Mickovski paralajmëroi se VMRO pas kthimit në kuvend do të kërkoje interpelancë për punën deritanishme të qeverisë. Kthimi i opozitës në parlament vjen pas disa muajsh bojkot, kundër arrestimit të 5 ligjvënësve të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit 2017.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë