E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, VMRO dorëzon mocion për qeverinë në Kuvend

Ilustrim · Vizion Plus

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni VMRO-DPMNE, ka dorëzuar në kuvend një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

 

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski, ka thënë për mediat se pret që të mërkurën, kryetari i parlamentit të thërrasë seancën ku do të diskutohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, dhe shumë shpejt, të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

 

Iniciativa për mocionin sipas rregullores së kuvendit duhet të futet ne axhenden parlamentare 3 ditë pas dorëzimit. VMRO-DPMNE aktualisht ka më pak se 50 mandate, pas largimit nga kjo parti të 2 deputetëve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh