E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, VMRO bojkoton parlamentin

VMRO-ja e Nikolla Gruevskit vazhdon të bojkotojë Kuvendin e Maqedonisë, duke penguar kështu punën e ligjvënësve. Vendimi i partisë më të madhe opozitare për bojkotimin e seancave të kuvendit, erdhi pas vendosjes së masës së sigurisë për 5 deputetët e kësaj partie, të cilët akuzohen për sulm ndaj demokracisë në ngjarjet e 27 prillit.

 

Mediat maqedonase raportojnë se janë një sërë projektligjesh, të cilat kanë hyrë në procedurë parlamentare dhe presin shqyrtim në kuvend.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, VMRO-ja ka paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe bllokimin e disa rrugëve kryesore kundër vendimit të gjykatës për disa nga deputetët e kësaj partie.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë