Subscribe

Me një vendin të cilësuar si skandaloz, Gjykata e Shkupit la të lirë protagonistët e sulmit të dhunshëm në parlament, mbrëmjen e 27 prillit. Gjykata dënoi vetëm me kusht nëntë të akuzuarit për goditjen barbare të kryetareve te dy partive te shumicës parlamentare, Zoran Zaev e Ziadin Sela, si dhe gazetareve.

 

Që të gjithë të pandehurit e pranuan fajin ne Gjykate, për të përfituar dënime shume te lehta. Vetëm një prej huliganëve u dënua me një vit e gjysmë burg, me kushtin për të mos e përsëritur të njëjtën vepër penale gjatë 5 viteve të ardhshme. Për 8 të tjerët, dënimi me kusht ishte 6 muaj.

 

Por, agresorët nuk do të privohen nga liria për dhunën e pashembullt në Parlament. Shmangia e burgut përmes dënimeve me kusht, ka entuziazmuar edhe turmën e ekstremistëve, e cila i ka pritur ata si heronj.

 

Huliganët janë pjesëtare te grupeve ekstremiste dhe njihen si përkrahës te partisë se Nikolla Gruevskit. Më herët, pamjet filmike zbuluan se ishin deputetët e VMRO ata që hapën dyert e Parlamentit, për turmën që përgjaku kuvendin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *