E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, takohen liderët partiak për referendumin

Ilustrim · Vizion Plus

Të gjithë liderët e partive politike, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev janë mbledhur në klubin e deputetëve. Në këtë takim me opozitën synohet përafrimi i qëndrimeve për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

 

Ndërsa me VMRO-në dhe partitë e tjera, të cilat kanë numër më të vogël të deputetëve në Kuvend pritet të diskutohet edhe për referendumin e emrit, i cili pritet të mbahet në vjeshtë.

 

Pjesë e këtij takimi janë kryeministri dhe njëkohësisht lideri i LSDM-Së, Zoran Zaev bashkë me Radmilla Shekerinskën, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijn Mickovski i shoqëruar nga Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nga BDI-ja, Zijadin Sela bashkë me Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët, kreu i PDSh-së Menduh Thaçi dhe Imer Aliu, Afrim gashi nga njëra dhe Billal Kasami me Fadil Zendelin nga krahu tjetër i Besës dhe përfaqësues tjerë të partive më të vogla në vend.

 

 

Bëjmë me dije se ky është takimi i parë në nivel liderësh ku marrin pjesë edhe lider të partive që kanë më shumë se 1 deputet në Kuvend.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh