Maqedoni, sulmohen gazetaret në protestë

Nje incident ka ndodhur gjate protestës se mbajtur këtë te marte nga mbështetësit e VMRO-se ne Shkup, ku jane sulmuar dy gazetare. Disa persona që ndodheshin në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia”, kanë hedhur një grumbull kartëmonedhash, të cilat ishin të shtypura në dy gjuhë, në maqedonisht dhe në shqip.
Gazetarët të interesuar për këtë dukuri kanë filluar të filmojnë këto kartëmonedha, por ne kete moment ata jane sulmuar nga katër persona që ndodheshin në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia”. Policia është vene ne ndjekje te tyre. Gjate protestës është shënuar gjithashtu një përplasje fizike mes dy grupeve te rinjsh, njeri me kombësi maqedonase dhe tjetri shqiptare. Si pasoje, nje person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar ne spital. Edhe kete te marte, mbështetësit e VMRO-se protestuan kundër koalicionit te LSDM-se dhe partive shqiptare si dhe zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Përveç Shkupit, protesta pati edhe ne Shtip, Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë.




