Kuvendi i Maqedonisë miratoi projektligjin për gjuhën shqipe me 69 vota pro dhe asnjë kundër.

 

Ligji përmban 25 nene dhe parashikon që gjuha shqipe  të flitet në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione apo nga persona juridik që kryejnë aktivitete publike.

 

Në kartëmonedha do të përdoren simbole kulti që do të reflektojnë edhe ato shqiptare. Sa i përket uniformave të policisë, punonjësve të shëndetësisë dhe zjarrfikësve, gjuha shqipe do të  jete zyrtare vetëm në ato komuna ku flitet nga të paktën 20 % e popullsisë.

 

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në votim, duke vazhduar kështu bojkotin si shenjë proteste për mbajtjen në paraburgim të disa deputetëve nga radhët e tyre.

 

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin Kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

 

Përdorimi i shqipes si gjuhe zyrtare ne Maqedoni ishte pjese e marrëveshjesh se bashkëqeverisjes mes Lidhjes Sociale Demokrate qe fitoi zgjedhjet dhe partive politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *