Partia opozitare ne Maqedoni, VMRO-DPMNE nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë aktuale. Pak para mesnatës se djeshme, me 62 vota kundër, 40 pro dhe 2 abstenim, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë “Zaev” u rrezua.

 

Gjatë debatit të ashpër në kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pak para votimit, i bëri thirrje opozitës qe te veproje në interes të shtetit dhe integrimit europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *