E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, mbyllet votimi në komunën Ҫair

Procesi i rivotimit ne komunën e Ҫairit ka përfunduar sot ne orën 19:00 dhe ka rezultuar i qete e pa incidente. Pjesëmarrja ne votime ishte me e ulet krahasuar me raundin e dyte te zgjedhjeve qe u mbajt me date 29 tetor.

 

Gjykata Administrative mori vendimin e rivotimit, pasi konstatoi shkelje ne nje nga qendrat e votimit gjate raundit te dyte zgjedhor.

 

Shkelja u raportua nga lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se ne kutinë e votimit ndodhej nje flete me tepër nga numri i personave qe kishin nënshkruar ne listën zgjedhore. Ne gare për Çairin janë dy kandidate: nje nga BDI dhe tjetri nga lëvizja Besa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë