E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 20 minuta më parë
Rajoni

Maqedoni, parlamenti vazhdon seancën konstitutive

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë vazhdoi edhe sot seancën konstitutive për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

 

Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

 

Reklamë

Goran Misovski nga PRSD-ja kërkoi nga kryesuesi i seancës, Trajko Veljanoski të votohej për propozimin për kryetar të parlamentit, në shumicën e re për të cilin janë parashtruar 20 nënshkrime të deputetëve.

 

Xhevat Ademi nga BDI-ja kërkoi të votohet për përbërjen e Komisionit, ndërsa pastaj të zgjidhej kryetari i parlamentit.

 

Antonio Milloshoski i VMRO-­DPMNE-së tha se nuk do të ishte e drejtë të kapërceheshin pikat nga rendi i ditës dhe shtoi se është procedurale të vazhdohet me rendin e ditës. Bashkëpartiaku i tij Ilija Dimovski kërkoi që opinioni ta shohë tekstin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që kanë konfirmuar LSDM dhe BDI, ndërsa pastaj të flitej për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar parlamenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë