Subscribe

Vale arrestimesh ne Maqedoni. Mitko Ҫavkov, ish-ministri i punëve te brendshme dhe drejtor i byrosë per siguri publike ne Maqedoni, eshte arrestuar mëngjesin e se martës. Ai do te përballet me akuzat per mosndërhyrje gjate dhunës ne kuvend me 27 prill, kur përkrahësit e VMRO-se sulmuan deputetet dhe gazetaret.

 

Ne total numri i te ndaluarve shkon ne 36 persona te tjerë, ne mesin e te cilëve gjenden edhe deputete, por edhe qytetare qe hynë ne ambientet e kuvendit. Mbi ta rendon akuza per “rrezikim te rendit kushtetues dhe sigurisë”.

 

Prangat ne duar i ka provuar deputeti Kȅrste Mukovski i cili i hapi dyert turmës se protestuesve, ndërsa jane arrestuar gjithashtu edhe ligjvënësit Zhaklina Stefanovska, Luben Arnaudov si dhe aktori Vllado Jovanovski.

 

VMRO-ja ka reaguar menjëherë duke thëne se arrestimet e zyrtareve jane përpjekje per ta detyruar opozitën te heshte me qellim mposhtjen e rezistencës se partisë kunder te gjitha politikave anti-shteterore te qeverise. Nikolla Gruevski i ka ftuar te gjithe mbështetësit dhe simpatizantët e kësaj partie qe te dalin ne proteste ne orën 13:30 përpara Gjykatës Themelore ne Shkup.

 

Në fund të muajit prill, Maqedonia u përfshi nga një protestë e pazakontë, e cila degjeneroi me futjen e protestuesve në Parlament. Ata filluan të dhunojnë deputetët, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe Ziadin Selen, kryetar i Aleancës për Shqiptarët . Ngjarjet pasuan zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

 

Disa persona ndodhen tashmë në paraburgim prej para pak muajsh nën akuzën e vrasjes se mbetur ne tentative ndaj Zijadin Seles.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *