E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Maqedoni, LSDM akuzon VMRO-në

Seanca konstituive e parlamentit të Maqedonisë vijoi dhe këtë të hënë, por situata është e njëjtë më dy javët e shkuara. Kryetari i kuvendit nuk është zgjedhur ende, pasi VMRO-DPMNE vijon diskutimet e gjata bllokuese. Ligjvënës të LSDM kërkuan që të vijohej me procedurat për zgjedhjen e kryetarit, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryesuesi i seancës, Veljanovksi. Deputetet socialdemokratë theksuan se VMRO-së i intereson vetëm amnistia e ish-kryeministrit Gruevski nga krimet që ka kryer dhe jo kushtetuta, por përfaqësues të kësaj partie akuzuan Zoran Zaev se duke mbështetur platformën shqiptare, po synon të krijojë institucionet e vendit në favor të shqiptarëve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë