E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Maqedoni, lirohet Gafur Dugolli

Autoritetet maqedonase liruan drejtorin e zyrës se protokollit ne Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës, Gafur Dugolli. Arrestimi i tij ishte kryer nga policia kufitare maqedonase një jave me pare ne Bllace, ne baze te një urdhër arresti te lëshuar nga policia e Serbisë.  Dugolli, ish-pjesëtar i UÇK, ishte ne kërkim si i dyshuar per krime lufte. Autoritetet ne Kosove kërkuan menjëherë lirimin e Dugollit, duke u bere thirrje qeverise se Maqedonisë dhe vendeve te tjera fqinje, qe te mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve te Kosovës, duke u bazuar ne listat e Serbisë, te cilat nuk janë ne përputhje me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare ne ketë fushe.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë