E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 4 minuta më parë
Rajoni

Maqedoni, Kuvendi miraton deklaratën për në NATO

Kuvendi miratoi deklaratën për mbështetje të procesit të anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike. Sipas pushtetit anëtarësimi do të ndihmojë zhvillimin e vendit në më shumë sfera, veçanërisht në sferën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

 

Reklamë

“NATO-s i duhen partnerë të sigurtë dhe të gjithë ne duhet të punojmë si partner i sigurt dhe të pranojmë edhe një pjesë të barrës për të zbatuar qëllimet e qarta të mbrojtjes dhe të zhvillojmë aftësi të reja mbrojtjeje duke përfshirë edhe modernizim dhe gjetjen e pajisjeve të reja për ushtrinë. Është i nevojshëm një buxhet i ri shumëvjeçarë për mbrotjen, të cilin Qeveria dhe Kuvendi duhet dhe do ta sigurojnë”.

 

Gjithashtu mbështetje për deklaratën kanë dhënë dhe deputetët e opozitës. Nga VMRO-DPMNE-ja theksuan se kanë qenë dhe janë për anëtarësim por jo sipas mënyrës të cilën e ka zgjedhur pushteti aktual.

 

Ndërkohë bëjmë me dije se vetëm disa ditë më parë, në Samitin e Brukselit, NATO ftoi vendin për të filluar bisedimet paraqasëse për anëtarësim, me kushtin e vetëm, zbatimin e plotë të marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë