E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, kopshti “Bleta” i paregjistruar

Pas publikimit të nje videoje dhe fotove, ku shiheshin fëmijët e nje kopshti privat ne Maqedoni duke u falur, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nisi hetimet. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se kopshti “Bleta” nuk figuron i regjistruar. Lajmin e konfirmoi Jordanka Nikollovska, Inspektore për të drejtat e fëmijëve.

 

“Kopshti Bleta nuk është gjetur. Hetimet e inspektoratit kanë arritur në përfundimin që një kopshti tillë nuk ekziston, pavarësisht informacioneve. Ai kopsht nuk është askund i regjistruar. Por kjo nuk do të thotë se inspektorati nuk do të hetojë edhe më tej, me qëllim parandalimin e një veprimi të tillë të jashtëligjshëm”.

 

Reklamë

Ndërsa në në videon e cila u hoq nga faqja e kopshtit,  shiheshin te grumbulluar fëmijët rreth nje objekti qe imitonte Qaben. Neni 228 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve  në Maqedoni, parashikon gjoba 500-1000 euro për persona fizik ose juridik qe detyrojnë te vegjlit te marrin pjese ne aktivitete fetare.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë