Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë nënshkruar asnjë marrëeshje ekstradimi për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ku të kërkonin që ai të shlyente dënimin me burg dyvjeçar për blerjen e “mercedesit”.

 

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije për “Makfaks”, se përmes akteve të tjera ligjore do t’i kërkonte autoriteteve hungareze që ta dorëzonin atë në Maqedoni.

 

Në këto akte ligjore do të kërkohej edhe ekstradimi i Gruevskit janë Ligji për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, konventa evropiane për ekstradimin nga viti 1957 dhe dispozitat e marrëveshjes ndërmjet RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga viti 1968.

 

Në mënyrë identike, Maqedonia nga Greqia kërkoi ekstradimin e refugjatëve Goran Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, sepse me atë vend nuk ka marrëveshje ndërshtetërore për ekstradim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *