Subscribe

Takimet me krerët e dy partive shqiptare ne Maqedoni, Ahmeti dhe Thaçi jane pjese e axhendes se te dërguarit gjerman per zgjidhjen e krizës, Johannes Hajndel. Ai ndodhet ne Tetove ku bisedoi fillimisht me kryetarin e BDI, për zhvillimet e fundit, shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare dhe ndryshimin e ligjit per faljen. Ahmeti siguroi diplomatin gjermani se rimbledhja e parlamentit, anulimi i zgjedhjeve dhe mundësia per tërheqjen e faljes se presidentit rikthyen stabilitetin dhe sigurinë ne vend. Keto hapa sipas tij janë edhe garanci per vazhdimin e punës se Prokurorisë Speciale. Per Ahmetin, Marrëveshja e Shkupit vijon me kapacitet të plotë. Hajndel takoi kreun e PDSH-se Menduh Thaçi, partia e te cilit i ka braktisur punimet e parlamentit dhe eshte shprehu se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret ka dështuar. Ditët e fundit diplomacia perëndimore ka zhvilluar takime me klasën politike dhe vëmendja kryesore ka qene tek falja e presidentit per politikanet ne hetim. Tre eurodeputete Houit, Vajgëll dhe Kukan kane shprehur shqetësim se liderët politike po çojnë ne dështimin e plote te Marrëveshjes se Perzhinos. Vendimi i presidentit sipas deklaratës se tyre, përben shkelje të së drejtës dhe ndërtimit të demokracisë funksionale, ndërsa kane kërkuar t’i jepet jepet mbështetje Prokurorisë speciale.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *