E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, Hahn negocion krizën

Pasi dështuan ne mbajtjen e një takimi me katër liderët kryesore ne Maqedoni, ndërkombëtaret po tentojnë serish ne afrimin e qëndrimeve te tyre. Komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn, përmes nje letre drejtuar krerëve te partive, ka përsëritur apelin për rinisjen e dialogut per mbajtjen e zgjedhjeve gjitheperfshirese. Sipas mediave ne Maqedoni, ne letër theksohet kërkesa për zbatimin e reformave dhe pastrimin e listave zgjedhore. Mbetet për t’u pare nëse palët politike do te reflektojnë dhe do te gjejnë nje kompromis, ndërsa dita e zgjedhjeve është caktuar 5 qershori. Prej me shume se dy javësh Shkupi është përfshire nga protestat kundër vendimit te presidentit Ivanov per ndalimin e hetimeve te dhjetëra politikaneve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë