E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Video · Rajoni

Maqedoni, Gruevksi kërcënon me protesta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski jo vetëm qe nuk ka ndërmend te lëshoje pe per gjetjen e rrugëzgjidhjes per formimin e qeverise ne Maqedoni, por ai ka kërcënuar serish me protesta mbarepopullore kundër asaj qe e cilëson platforma e Tiranës.

 

“Populli nuk do te lejoje ne asnjë mënyre zbatimin e platformës se Tiranës, ripercaktim te shtetit dhe ndryshimin e emrit te Maqedonisë. Une i bej thirrje te gjithë qe te jemi vigjilente përballe nje skenari te tille qe synon te zbatoje LSDM-ja. Ata janë tradhtaret e vendit qe jane gati te shesin interesat madhore te Maqedonisë per pushtet. Pas pashkëve, ata do te tentojnë te bejne gjithçka per te marre pushtetin.”  

 

Reklamë

Gruevski përsëriti se zgjidhja mund te vije vetëm përmes dialogut demokratik ne Kuvend. Sipas ish-kryeministrit, sa me shpejt LSDM te pranoje opsionin per zhvillimin e zgjedhjeve te reja paralelisht me ato lokale, aq me mire do te jete per qytetaret e Maqedonisë. Se fundmi, edhe presidenti Ivanov ka konfirmuar se nuk ka ndërmend te jape mandatin per Zaev, pa marre garanci me shkrim se ai nuk do te zbatoje platformën e Tiranës.

 

Më shumë video

Reklamë