Subscribe

Gjykata Kushtetuese ne Maqedoni e vlerësoi antikushtetuese shpërndarjen e Parlamentit ne muajin prill. Vendimi është marre ne unanimitet me votat e te nëntë anëtareve te saj. Një jave me pare, Gjykata vendosi te shqyrtonte kërkesën e BDI-se per kushtetueshmerine e shpërndarjes se Parlamentit dhe pezullimin e te gjitha aktiviteteve zgjedhore per procesin e 5 qershorit dhe me vendimin e kësaj te mërkurë, zgjedhjet ne kete date nuk do te mbahen. Parlamenti u rimblodh javën e kaluar dhe vendosi shtyrjen e zgjedhjeve, por pa caktuar nje date te re.
Kriza politike ne vend vazhdon, ndërsa partitë, nuk kane gjetur konsensus per te zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret per një proces zgjedhor demokratik. Pavarësisht takimeve te zyrtareve te larte evropiane e amerikane ne Shkup me liderët politike deri tani nuk ka asnje shenje per dialog.
Pasi presidenti Ivanov amnistoi në muajin prill 56 politikanë nen hetim, duke shkaktuar protesta ne vend, parlamenti miratoi ndryshimet ne ligjin per faljen. Ato i japin mundësi atij qe ta tërheqë vendimin, por pavarësisht presioneve Ivanov nuk ka ndryshuar qendrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *