Tensioni dhe dhuna ka përfshirë prej disa orësh Maqedoninë. Zgjedhja e deputetit shqiptar Talat Xhaferi kryetar i kuvendit nga shumica parlamentare, ka ndezur gjakrat.

 

Qindra nacionalistë ekstremistë, militantë të partisë VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit, që prej javësh kundërshtojnë atë që e quajnë platformë shqiptare, kanë  thyer kordonin e policisë dhe kanë mësyrë brenda ndërtesës së kuvendit, në një sallë ku ndodhej shumica parlamentare dhe gazetarët.

 

Këto janë pamjet e mosbindjes civile. Turma e protestuesve sulmoi deputetët  që zgjodhën kryetarin dhe goditi liderin e LSDM Zoran Zaev, i cili u gjakos. Sipas informacioneve, janë 10-15 deputetë të lenduar, mes tyre kreu i Lëvizjes per Reforma, PDSH, Ziadin Sela. Dhunës nuk i shpëtuan as deputetet gra dhe as gazetarët.

 

Prej orësh deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët janë të ngujuar brenda ndërtesës së parlamentit. Policia po tenton të hapë një korridor për t’i nxjerrë nga kuvendi. Apelet për qetësi kanë ardhur nga BDI, ku zëdhënësi i saj Bujar Osmani bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e provokimeve e të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës.

 

Ndërsa ish-kryeministri Gruevski në rrjetet sociale tha se dhuna nuk është zgjidhje, populli nuk duhet të mos provokohet nga ata që duan ta fusin vendin në krizë edhe më të thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *