E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Maqedoni, gjendet trupi i pajetë i 11-vjeçarit

Rritet bilanci tragjik i viktimave nga përmbytjet në Maqedoni. Autoritetet konfirmojnë se numri i viktimave që humbën jetë është 22. Grupet e kërkim shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të një 11-vjecari nga Stajkovci. Ndërkohë kërkimet vijojnë pasi raportohen disa persona të tjerë të zhdukur, mes të cilëve dhe fëmijë. Dy zonat më të prekura nga vërshimi i ujerave, janë Tetova e Shkupi, si dhe fshatrat përreth tyre. Në këto dy qytete është aktivizuar gjendja e emergjencës për shkak të pasojave shkatërrimtare në jetë e dëme materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë