E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Ivanov nuk ndryshon qëndrim

Pavarësisht kërkesave te përsëritura nga LSDM, por edhe ndërkombëtaret per t’i dhënë mandatin Zoran Zaev per te formuar qeverinë, presidenti Gjorgje Ivanov nuk tërhiqet nga vendimi i tij. Ne nje reagim te kabinetit te tij thuhet se ende nuk jane tejkaluar pengesat per t’i dhënë mandatin Zaev. Ne këtë mënyrë Ivanovi i mbetet qëndrimit te shprehur ne 1 mars, ku ai kërkoi qe Zaev te heqe dore nga platforma shqiptare.

 

Por ndërsa presidenti nuk ka ndryshuar qëndrim, kjo jave pritet te jete përcaktuese per zgjedhjen e kryetarit te ri te parlamentit. Mediat ne Shkup paralajmërojnë se te enjten, partite qe kane shumicën parlamentare, LSDM, BDI dhe Aleanca per shqiptaret pritet te thërrasin kuvendin per vazhdimin e seancës konstituuese, si edhe per zgjedhjen e kreut te ri.

 

Reklamë

Sipas zedhenesit te LSDM-se, Petre Shilegov konsultimet mes partive qe përbejnë shumicën per thirrjen e kuvendit do te vazhdojnë. Ai tha se sa me shpejt qe Ivanov te jape mandatin, aq me shpejt do te stabilizohet vendi.

 

Ende mbetet e paqarte se cili do ta thërrasë parlamentin dhe kush do ta drejtoje seancën, pasi ligjërisht kjo gje i takon kreut te sesionit te mëparshëm, Trajko Veljanovski nga radhet e VMRO-se.

 

Duket se kjo lëvizje është nje tentative e partive qe kane shumicën per te zhbllokuar krizën politike dhe institucionale, qe e kane lënë vendin pa qeveri me shume se tre muaj pas zgjedhjeve te dhjetorit.

Më shumë video

Reklamë